Shefi i FMN-së në Tiranë: Rritja ekonomike, duhet më e lartë

Përfaqësuesi i FMN-së, Jens Reinke thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë është e lartë krahasuar me mjedisin e përgjithshëm ndërkombëtar, por shton se duhet të ketë më shumë rritje në mënyrë që kjo ndihet tek jeta e përditshme e shqiptarëve.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, Reinke theksoi se duhet ndërmarrë disa reforma për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

“Ne mbyllëm rishikimin e shtatë të programit. Gjatë gjithë kohës, programi ka performuar shumë mirë. Ka pasur një trajektore të mirë të administrimit fiskal. Gjithashtu, mund të them se ritmet e rritjes ekonomike janë shumë të mira duke parë mjedisin ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmet për rritjen ekonomike janë inkurajuese, por natyrisht ne do të donim që rritja ekonomike të ishte më e lartë në mënyrë që të kishte një ndryshim në jetën e shqiptarëve. Prandaj, është e rëndësishme që të ketë përmirësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

U përmend këtu edhe reforma në drejtësi, e cila është mjaft e rëndësishme. Duhen ndërmarrë edhe reforma të tjera, si për shembull përmirësimi i klimës së biznesit dhe klimës së administrimit tatimor”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?