Sheh fantazma ushtarësh në fotografinë e fëmijës

Një mama nga Cardiff, Uells, ka mbetur pa gjumë pasi pa fantazmat e dy ushtarëve të luftës civile në një fotografi të djalit të saj.

Charlotte Harding vizitoi Muzeun Kombëtar Historik St.Fagans një javë më parë kur realizoi disa foto me familjen dhe miqtë.

Në njërën prej tyre 30 vjeçarja vuri re në shkurre ato që ajo beson të jenë fantazmat e dy burrave.

Charlotte thotë se tani nuk e zë gjumi pasi zbuloi se në atë fushë u zhvillua beteja e St.Fagans në 1648 dhe vdiqën më shumë se 200 ushtarë.

Sipas kërkimeve të saj, uniformat parlamentare dukeshin fiks si ato që ajo dalloi te ushtarët në foto.

“Shumica e njerëzve që e kanë parë foton mendojnë njësoj si mua. Bashkëshorti im Richard është skeptik dhe nuk më bëson. Por unë jam bërë me hije.Ai vend njihet për histori paranormale. Të gjithë e dinë që është vend i frikshëm” u shpreh Znj,Harding për Daily Mail.

3a0e23d100000578-3905632-this_is_the_photo_in_which_mother_of_three_charlotte_harding_say-m-55_1478270375087

3a0e24fa00000578-3905632-image-m-66_14782743614143a0e238d00000578-3905632-image-a-67_14782743683583a0e117e00000578-3905632-image-a-53_14782691167093a0e22c700000578-3905632-image-m-57_1478270394465

/Oranews.tv/

SHKARKO APP