Shehaj tregon pse Rama po mbron Ballukun: Nesër dorëzojmë në GJK kërkesë për dosjen e zv.kryeministres
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se PS e ka vendosur që nuk do të heqë imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, të cilën sipas tij po e mbron prej dy muajsh.
Nga ana tjetër, ai tregon se nesër së bashku me deputetin Erald Kapri do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë që GJK të shprehet në lidhje me faktin që dosja e Ballukut e dorëzuar në Kuvend nga SPAK, po mbahet sekret dhe deputetët nuk po lejohen të informohen mbi detajet e hetimit.
”PS ka dy muaj që e mbron Ballukun, e mbrojti me kërkesën e GJK, e bën çdo ditë me sulmet ndaj drejtësisë, e bën edhe kur nuk bëhen publike të dhënat në dosjen e Ballukut kur deputetët duhet të vihen ne dijeni pasi jemi ne që duhet të votojmë për imunitetin e saj. Nesër së bashku me deputetin Kapri do të dorëzojmë në GJK një kërkesë që të shprehen në lidhje me këtë çështje. Balluku del në dosje me përgjime që ndan tendera me bizneset, ku del edhe emri i Ramës”, tha ai në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

