Shehu: Lufta kundër informalitet të nisë nga peshqit e mëdhenj

Lufta kundër informalitet duhet të fillojë nga peshqit e mëdhe. Kështu tha eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, i cili në studion e lajmeve në Ora News shpejgoi arsyet se përse biznesi i vogël nuk duhet të përfshihet në skemën e TVSH.

Shehu: Informalitet duhet adresuar tek biznesi i madh sepse problemin më të madhe e sjell ky biznes. Tatimi mbi biznesin e vogël sot përfaqëson 0.15% të të ardhurave totale që ka buxheti i shtetit. Ajo që është më e rëndësishme është se biznesi i vogël nuk mund të krijojë gropë fiskale. Kështu që nëse duam të luftojmë informalitetin duhet të fillojmë nga peshqit e mëdhenj, atje ku krijohet gropa e madhe, atje ku bëhen trafiqe, atje ku bëhet evazion. Ndërsa biznesi i vogël, pavarësisht nga përmasat që mund të ketë evazioni përsëri nuk krijon tronditje fiskale.

Shehu tha se çështje e TVSH për biznesin e vogël po bëhet për të zhvendosur vëmendjen. Ai sqaroi se informaliteti luftohet jo me vendosjen e TVSH, por më reforma strukturore dhe administrative.

Shehu: Kjo çështje është hapur për të zhvendosur vëmendjen sepse në të gjitha planet është një politikë e papranueshme. Nuk luftohet informaliteti me vendosjen e tvsh, por me refornma strukturore dhe administrative. Që do të thotë të krijohet një strukturë administrimi tatimor efikase, pa njerëz politik dhe jo me njërëz që punësohen kur partia vjen në pushtet.

Ai tha se biznesi i vogël nuk ka nevojë të goditet, por kërkon përkrahje.

Shehu: Biznesi i vogël nuk ka nevojë për goditje dhe nga ana tjetër biznesi i vogël jo vetëm që nuk duron goditje, pro ka nevojë për mështetje. Këtu është krijuar një klasë e biznesit të vogël që është në shumë presione.

SHKARKO APP