Shembet objekti i paligjshëm, Beci publikon pamjet: Hapet rruga për vijimin e investimit Shirokë-Zogaj

Sot është ndërhyrë për prishjen e një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në zonën e Shirokës, i cili pengonte vijueshmërinë e punimeve për rrugën Shirokë–Zogaj. Objekti përbënte një pengesë konkrete për zbatimin normal të projektit rrugor, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili theksoi se ndërhyrja u krye për të garantuar realizimin e investimit publik dhe vijimin e punimeve sipas projektit të miratuar.

”Është ndërhyrë sot për prishjen e një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, i cili pengonte vijueshmërinë e investimit për rrugën Shirokë-Zogaj. Objekti ishte vendosur në zonën e Shirokë dhe përbënte një pengesë konkrete për zbatimin normal të projektit rrugor, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e aksesit, sigurisë dhe zhvillimit të zonës. Ndërhyrja u krye për të garantuar realizimin e investimit publik dhe vijimin e punimeve sipas projektit të miratuar. Do të vijojë toleranca zero ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm që cenon pronën publike dhe interesin e komunitetit”,-shkruan Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?