Shënim me pikëpyetje e pikëçuditse
Në qoftë se zyrtarët, gazetarët e policia thonë e shkruajnë me kokëfortësi “pedonale” në vend të fjalës shqipe SHËTITORE, shqiptarët u thonë: Ju ose jeni injorantë (të paditur) ose jeni snopë (shtirakë).
Për fjalën italiane “lungomare” (që shqip mund ta quajmë“buzëdetse”), e futur kjo në përdorim zyrtar edhe nga Kryeministri, i kujtojmë Kryeministrit se deklarata e tij e parë që bëri ishte: “Do të vendosim në çdo ministri e institucion redaktorë gjuhësorë“, që për habi ende nuk është realizuar. Dhe këtu nuk është fjala për një problem teknik, për një ë e për një ç që shkruhene dhec, që zgjidhet me dy qukime (klikime), po për pastërtinë e gjuhës shqipe, kur në gjuhën shqipe i kemi fjalët përkatëse.
Nuk po futemi te problemet e sintaksës shqipe. Ismail Kadare te një poezi e tij thotë se të huajt “kështjellat e sintaksës s’i morrën që s’i morrën”, kur ne vetë sot po i rrënojmë edhe këmbëzinat. Ne, domethënë arsimi e institucionet që e kanë për detyrë atdhetare e shtetërore për ta mbrojtur.
Shumë herë të tjera janë ngritur në shtyp e media këto shqetësime, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, çka do të thotë: “Grini ju, grini, ne po na digjet koka për hallet e popullit, ju kërkoni krehër për flokët.”
Por për inat të atyre që nuk e vënë ujin në zjarr ose nuk e çajnë kokën për gjuhën shqipe, pasurinë tonë më të vyer kombëtare, jemi të bindur se kjo do ta kapërcejë, si ndër shekuj, edhe këtë shpërfillje institucionale.
Sazan Goliku
KOHA JONË SONDAZH

