Shenjat e heshtura që paralajmërojnë kancerin e gjirit, përveç gjëndrës në gjoks
Kanceri i gjirit është shkaktari i dytë i vdekjeve nga kanceri tek femrat. Çdo 19 sekonda një grua në botë diagnostikohet me kancer të gjirit dhe çdo 74 sekonda dikush vdes nga kanceri. Këto nuk janë thjesht statistika, por nëna, motra, vajza, mikja jonë.
Lajmi i mirë është se kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm, nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohë. Mos e shtyni takimin me mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim në gjoks, shkruan “shëndeti”.
Shumë gra të diagnostikuara me kancer të gjirit ndajnë një përjetim të përbashkët: Ato kanë ndierë një gjëndër, e cila rezultoi të ishte kanceroze. Por, gjëndra nuk është simptoma e vetme e kancerit të gjirit.
Një studim i prezantuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtimin e Kancerit, në Britani, tregoi se 1 në 6 femra të diagnostikuara me kancer të gjirit kishin ndierë fillimisht simptoma të ndryshme nga gjëndra.
Duke qenë se shumë pak femra kanë informacione në lidhje me këto simptoma të hershme të kancerit të gjirit, përfundojnë duke u diagnostikuar në fazat e fundit të sëmundjes.
Ja cilat janë disa nga simptomat e para të kancerit të gjirit, për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë:
Ndryshim në madhësi ose formë.
Skuqje në lëkurë dhe përreth thithkës.
Rrjedhje e lëngut nga maja e gjirit.
Ënjtje në sqetull ose pjesës përreth supeve.
Dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe sqetull.
Ndryshim të ngjyrës së lëkurës, merr një ngjyrë si të lëkurës së portokallit.
Gjoksi fillon të ndryshojë pozicion ose formë.
Formohet një gjëndër, që duket ndryshe nga indet e tjera të gjirit.