Shenjat që ngrënia juaj “shëndetshëm” është një çrregullim ushqimor

Të fiksuarit pas të ngrënurit “shëndetshëm” të cilët dokumentojnë çdo kafshatë që kalon në buzët e tyrë në Instagram, mund të japin përshtypjen që hanë më mirë se ju.

Çdo ushqim i tyre duket në mënyrë perfekte i padëmshëm – por çfarë ndodh nëse dieta e tejkalon kufirin ? Midis fiksimit për të ngrënë shëndetshëm dhe çrregullimeve të ushqyerjes ekziston një ndarje shumë e hollë.

Një fiksim i pashëndetshëm me pastrimin e dietës tuaj njihet ndryshe si otoreksia nervosa- që do të thotë fiksim i ngrënies në mënyrë të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ekziston një rrezik për probleme shëndetësore nëse jeni shumë striktë me ushqimet tuaj, duke hequr lëndët e rëndësishme ushqyerse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Psikologu klinik Bryony Bamford, nga Qendra për Çrregullimet Ushqyese dhe Imazhit të Trupit në Londër, ka listuar për revistën Women’s Health, gjashtë pyetje që nëse i përgjigjeni me po, mund të jeni të ekspozuar ndaj çrregullimeve të ushqyerjes.

1-Keni rregulla të rrepta për ushqimet?

2-A ndikojnë rregullat në humorin tuaj?

3-A e dallojnë njerëzit afër jush ektremitetin tuaj?

4-I kategorizoni ushqimet si të mira dhe të këqija?

5-A ju dikton ushqimi çfarë bëni socialisht?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?