Sherr në KQZ për numëruesin e tretë, ja me kë detyrohet të përplaset LSI
Lajme E Enjte, 27 Maj 2021 14:38
Ndërsa për anëtarin e tretë do të hidhet short mes LSI-së dhe PDIU-së. Pikërisht ky short për anëtarin e tretë solli debate në KQZ.
Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Veleshnja nën kërkesën se LSI s’ka pse të hyjë në short pasi ka qenë forcë e tretë, është larguar i indinjuar nga mbledhja.
KQZ ka miratuar me 6 vota pro dhe me një kundër vendim që numëruesi i tretë i grupit të emirit të ndahet me short mes LSI dhe PDIU.
Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.