Sherr në lokalin e kthyer në zyrë elektorale, një i plagosur
Nje person është plagosur sot gjatë në një lokal i cili ishte kthyer në zyrë elektorale.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull, ku po zhvillohej edhe një takim elektoral, për të cilin nuk është bërë njoftim në Policin e Tiranës.
“Rreth orës 12:05, gjatë këtij takimi ka patur një konflikt midis shtetasit N. P., rreth 45 vjeç dhe shtetasit A. S., rreth 40 vjeç. Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të shtetasit A. S., i cili ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Shtetasi N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.