Sherri Pëllumbi-Islami dhe një batutë e Ylli Dylgjerit

Ish-drejtuesi i forumeve në PS, Servet Pëllumbi ka nisur këto ditë publikimin e kujtimeve të tij nga historia e partisë. Mes tyre ka dokumente, por edhe mendime apo dëshmi personale që rreken të tregojnë historinë e partisë sipas variantit të Pëllumbit.

Në pjesën e sotme të botimit të kujtimeve, Pëllumbi pretendon se një foto e tij me librin e babait të maksizmit dhe komunizmit Karl Maks, u publikua në gazetën “Koha Jonë” rreth 20 vjet më parë nga Kastriot Islami. Islami në atë kohë ishte një deputetë i rëndësishëm PS dhe sot është deputet i Partisë Demokratike. Edhe tani që është tërhequr nga aktiviteti politik, Pëllumbi nuk ja falë Islamit devijimin nga vija e partisë.  Siç e kanë zakon në PS sherri mes Islamit dhe Pëllumbi për kujtimeve ka vijuar edhe këto ditë.

Gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar këtë episod të kujtimeve të Pëllumbit. Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

“Mbi Lesin duhet filloj investigimi! Pas deklaratës se Zotit Pëllumbi:  “se Islami ia shiti Lesit 500 USD foton time me librin e Marksit”, i takon Lesit të shprehet: a i ka deklaruar këto dollarë në pasurinë e tij, përndryshe duhet të fillojë investigimi mbi zotin Lesi!”,- shkruan gazetari Ylli Dylgjeri.

SHKARKO APP