Sherri për pronën, 52-vjeçari godet me sende të forta vëllain. Arrestohet

Një sherr për motive pronësie ka çuar në marrëzi një 52-vjeçar, i cili ka qëlluar me sende të forta vëllain e tij.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Lleshan të Elbasanit. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Nevruz Muça.

Të njëjtat burime theksojnë se ai ka qëlluar 33-vjeçarin me inicialet B.M.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Nevruz Muça, 52 vjeç banues në fshatin Lleshan. Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lleshan, për motive pronësie dyshohet të ketë goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B.M., 33 vjeç banues në fshatin Lleshan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

 

 

SHKARKO APP