Sherri, terroristi i Mynihut debatoi me një gjerman para sulmit

“Reddit” ka publikuar transkriptën e bisedës mes vrasësit të Mynihut dhe një qytetari, i cili ato momente ishte në ballkon.

18-vjeçari, gjermano­-iranian- thuhet se i ka thënë atij se për 7 vite ishte i ngacmuar dhe i shtypur dhe se tani ka një armë që do ta vrasë.

Njeriu në ballkon:

Ti je një gomar.

Terroristi:

Për shkakun tënd, unë isha i ngacmuar dhe i shtypur për 7 vite.

Njeriu në ballkon:

Ti je person abuzues.

Terroristi:

Dhe unë tani do ta ble një armë për të të qëlluar ty.

Njeriu në ballkon:

Një armë! Pir…! Koka jote duhet të pritet.

Njeriu në ballkon fillon të bërtasë:

Ai e ka një armë, ai e ka një armë.

Njeriu në Ballkon fillon ta ofendojë terroristin për prejardhjen e tij iraniane dhe i thotë dikujt tjetër: Thirreni policinë, ky person e ka një armë.

Terroristi:

Unë jam gjerman.

Njeriu në Ballkon:

Ti je një abuzues.

Terroristi:

Unë jam rritur këtu, me përfitimet e Gjermanisë për të papunët.

Njeriu në Ballkon:

Trajtimi që ju nevojitet juve është psikiatri.

Terroristi:

Si është faji im? Nuk kam bërë asgjë në klasën e 5 . Ju lutem mbylleni gojën zotëri…

SHKARKO APP