Shitblerja e makinave te noteri, pritet një sistem i ri online

Pritet ndërtimi i një sistemi online i cili do të ndërlidhë noterët në të gjithë Shqipërinë me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, nga ku të gjitha veprimet e shitjes, blerjes, mund të realizohen direkt te zyra noteriale, pa nevojën e të marrit vërtetim për gjoba apo shkelje të ndryshme nga Drejtoria Rrugore.

Ky sistem, pritet që të ndërtohet së shpejti, i cili aktualisht pret miratimin nga AKSH, do të realizojë verifikimin e autorësisë së një automjeti dhe të gjobave.

Sipas drejtueses së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi ky sistem do të jetë transparent dhe lehtësisht i aksesueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Znj. Sadushi pohoi për Monitor se ky sistem, i cili është aktualisht në fazë ndërtimi, pritet që më së shumti, të lehtësojë procesin e verifikimit të likuidimit të taksave të automjeteve, në momentin që një individ i drejtohet noterisë për të bërë shitjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, në të gjitha noteritë në Shqipëri vijon normalisht procedura e shitblerjes së automjeteve dhe verifikimit të gjobave, e nisur që një vit më parë, gjë që sipas saj, ka sjellë shmangien e radhëve të gjata në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Me ndërtimin e këtij sistemi të ri, do të kemi mundësi që të marrim edhe shifra të sakta të këtyre veprimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?