Shitblerja e makinave te noteri, pritet sistemi online i verifikimit të gjobave

Pritet ndërtimi i një sistemi online i cili do të ndërlidhë noterët në të gjithë Shqipërinë me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, nga ku të gjitha veprimet e shitjes, blerjes, verifikimit të autorësisë së një automjeti dhe të gjobave, do të jetë transparent dhe lehtësisht i aksesueshëm.

Sipas drejtueses së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi është duke u ndërtuar një sistem ndërlidhje me Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me anë të së cilës synohet që të ofrohen procedura të thjeshtëzuara gjatë shitblerjes së makinave apo verifikimit të gjobave.

Znj. Sadushi pohoi për Monitor se ky sistem, i cili është aktualisht në fazë ndërtimi, pritet që më së shumti, të lehtësojë procesin e verifikimit të likuidimit të taksave të automjeteve, online.

Sipas saj, në të gjitha noteritë në Shqipëri vijon normalisht procedura e shitblerjes së automjeteve dhe verifikimit të gjobave, e nisur që një vit më parë, gjë që sipas saj, ka sjellë shmangien e radhëve të gjata në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor./monitor

 

 

SHKARKO APP