Shitblerja e votës, Demiraj nxjerr shifrat: 25 të arrestuar, 250 denoncime
Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj pohoi sot se 25 persona janë arrestuar nën akuzën e shitblerjes së votës si dhe ka pasur 250 denoncime.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Demiraj pohoi se edhe në e-mailin e tij personal vijnë pafund denoncime nga qytetarë, disa prej të cilëve të vlefshëm. Mes të tjerash ai theksoi se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ka një bashkëpunim sa i takon hetimeve për krimet elektorale.
Ka pasur hetime, a keni kapur ndonjë person problematik?
Sot në mëngjes kemi kapur një person me armë në Lezhë kemi 25 të arrestuar lidhur me shitblerjen e votës. Kemi 250 denoncime që po hetohen nga Policia e Shtetit.
Denoncime ka plot dhe në adresën tuaj personale…?
Ka me qindra. Disa janë të sakta, disa jo. Do duhet të kishim mijëra policë në dispozicion. Të gjitha denoncimet që kanë ardhur në adresën time janë marrë në telefon dhe po bëhen hetimet.
Çfarë angazhimi ka nga forcat e rendit për zgjedhjet e nesërme?
Forcat e policisë veprojnë sipas një ligji. Nuk ka forca të dislokuara në terren por në zonat e tyre. Në drejtimin e sigurisë janë marrë nga Ministria e Mbrojtës.