Shitet me çmimin rekord prej 925 500 euro “Koka” e Joseph Csaky
Një skulpturë e Joseph Csaky, “Koka”, e listuar por e pazakontë në tregun e ankandeve, u shit sot në Paris për 925 500 euro, një rekord i ri botëror për artisin francez me origjinë hungareze, njoftoi shtëpia e shitjeve “Sotheby’s”.
E punuar në vitin 1923 me kërkesë të koleksionistit dhe rrobaqepësit francez, Jacques Doucet, vepra vlerësohej rreth 150 000 dhe 200 000 euro.
Punuar në gur të kristaltë, kjo skulpturë abstrakte është konservuar me trashëgimi në familjen Jacques Doucet nga blerja e saj deri në shitjen që u bë sot.
“Koka e Csaky shfaqet njëkohësisht si portreti i mrekullueshëm i idhullit të një bote antike të zhdukur dhe si një ikonë e skulpturës në fillimet e artit dekorativ”, thekson shtëpia e ankandeve.