Shkarkimet, Gjosha: Nuk kam folur me Ramën, nesër letër Haritos

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News tha se me shkarkimet e fundit po zhbëhet një nga reformat më të mëdha në vend ajo e nëpunësit civil.

Sipas saj, shkarkimet janë pa bazë ligjore dhe punonjësit do të fitojnë në gjykatë, duke i shkaktuar shtetit dëme financiare.

Pjesë nga deklarata:

Gjosha: Është njëra anë të zbatosh ligjin dhe është një anë tjetër ta vësh përpara faktit të kryer pa respektuar bazën ligjore. Ligji i nëpunësit civil ka qenë aq i diskutuar.

Shumë prej këtyre punonjësve do të fitojnë betejën ligjore nga gjykata dhe në momentin që e fitojnë nuk do të jetë politikani ai që do nxjerrë lekun nga xhepi, por do të jenë taksapaguesit. Është një kosto shumë e madhe për buxhetin e shtetit. Është për të ardhur keq që po zhbëhet një nga reformat më të mëdha të vendit.

Sulçe: A keni folur me kryeministrin Rama për sa i përket kësaj situate?

Gjosha: Nuk kam mundur të flasë, por institucionet flasin me shkresa. Unë sot kam përgatitur shkresën që do t’ia drejtojë ministres Harito. Nuk e di nëse kjo është marrëveshja e 18 majit dhe pak a shumë këto janë surprizat e asaj marrëveshjeje që u bë. Në vend që të ishte një marrëveshje që krijonte stabilitet, fatkeqësisht ka krijuar shumë tension dhe frikë tek administrata publike.

Sulçe: Letrën do ia dërgoni nesër?

Gjosha: Po!

Sulçe: Janë të qëllimshme?

Gjosha: Përderisa nuk ka fakte fatkeqësisht mund të jenë të qëllimshme.

SHKARKO APP