Shkarkohen nga detyra dy drejtorë burgjesh, ja emrat

Ministri i Drejtësisë,  Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Berat, z. Arif Dervishi, si dhe Drejtorin e IEVP Kavajë z. Durim Perja, me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrjes së paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keqmenaxhimit të institucionit.

Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësisë ka ardhur pas inspektimeve të realizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gjithashtu, z. Bardhi ka pranuar po sot dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të IEVP Elbasan z. Renato Minoli. Ministri i Drejtësisë z. Bardhi gjen rastit të paralajmërojë çdo zyrtarë që të mos përdorë funksionin publik për qëllime politike, sepse do të përballet me pasojat e këtij veprimi të paligjshëm, jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht. Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit. Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?