Shkatërrohet dasma shqiptare, “përvëlohen” dasmorët (FOTO)
Ka ndodhur në një dasmë në zonën e Sulovës në Cërrik. Përgjegjësia bie mbi kuzhinierin ose edhe vetë të zotin e shtëpisë.
Zona njihet për debulesën që ka për ushqimeve pikante, ndaj ata kanë vendosur që të përfshijnë në menynë e pjatës edhe speca djegës. Por duket se nuk ka qenë një spec i zakonshëm. Ka qenë një varietet i njohur si “spec djegës kinez” i cili mjafton që ta prekësh në buzë dhe të “marrësh flakë”.
Gjithçka ka nisur mirë e bukur në dasmën me plot harxhe. Dasmorët kanë nisur të shijojnë pjatat e mbushura plot me gatime speciale. Dhe për të nxitur më tej kënaqësinë e të ngrënit ata kanë provuar edhe specin e rrallë.
Disa nuk e kanë dhënë veten, edhe pse bulat e djersës u kanë krijuar “dallgë” mbi ballë. Madje ata kanë ftuar edhe të tjerët që të provojnë specialitetin. Kaq ka mjaftuar. Pastaj nuk gjenin vend për tu futur. Disa pinin ujë pa pushim, disa në banjë e te tjerë kanë dalë jashtë. Vuajtje dhe gallatë njëkohësisht.
Salla është braktisur dhe të vetmit kanë qëndruar dhëndërri me nusen, disa fëmijë dhe dasmorë që patën fat. “Zjarri” është shuar pas dy orësh.