Shkëlqen Erik Fullani, përgatit karrierën si këngëtar hip-hop
Erik Fullani ka dalë në një videoklip me Noizy-n dhe ka deklaruar se është gati t’i futet rrugës së muzikës.
“Ne e kishim diskutuar disa herë pjesëmarrjen time në një klip të Noizy-t. Derisa një ditë më telefonon dhe më thotë të bëhem gati, së bashku me djemtë e tjerë, miqtë tanë, pasi do të xhironim atë natë. I telefonova shokut tim dhe u bëmë bashkë. Shkuam te Korpusi dhe për dy orë kemi regjistruar klipin ‘Grande’. Faktikisht ne kishim planifikuar të bënim klipin e një kënge tjetër, por deri në fund realizuam këtë këngë”, – shprehet Eriku për “Bluetooth”.
Fullani thotë edhe se pjesëmarrja në klip ka qenë pa pagesë: “Të them të drejtën, m’i dha 50 mijë lekë të vjetra, por nuk ia pranova(qesh). Natyrisht që jo! Ne jemi shokë dhe gjithçka e kam bërë për një dëshirë timen, jo për t’u paguar”.
“E kam menduar seriozisht t’i hyj rrugës së muzikës. E kam diskutuar edhe me Noizy-n; kemi ndërmend të ulemi dhe të shkruajmë diçka, me të cilën unë të debutoj në skenë si këngëtar. Do të jetë një bashkëpunim me Noizy-n, një këngë hip-hop. Mendoj se jam gati tashmë ta gjej veten edhe si këngëtar. Deri më tani janë afruar gjithë ata njerëz që mendojnë të më sponsorizojnë klipin, pasi e dinë pasionin tim për muzikën”.
BW