Shkëlqim Hajdari falënderon sponsorët e “Sofrës Tiranase”: Bashkëpunimi ruan traditën e kryeqytetit
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar në rrjetet sociale pas organizimit të mbrëmjes gala “Sofra Tiranase”, duke falënderuar publikisht sponsorët dhe institucionet që mbështetën aktivitetin kulturor të zhvilluar në kryeqytet.
Në mesazhin e tij, Hajdari thekson se eventi, i cili përfshiu ekspozitë pikture, koktej dhe koncert festiv, dëshmoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, biznesit dhe artit për ruajtjen dhe promovimin e traditës tiranase.
Statusi i plotë:
Në emër të grupit organizator të Shoqatës Tirana “Nderi i Kombit”, shprehim falënderimet më të sinqerta për të gjithë sponsorët që bënë të mundur realizimin me sukses të mbrëmjes Gala të “Sofrës Tiranase”, (ekspozita e pikturës, kokteli, koncerti).
Falënderim i veçantë shkon për sponsorët gjeneralë:
1-Bashkia Tiranë
2-Eurosig
3-Devolli Group
4-EHW
5-Fondacioni Mimika Luca
Gjithashtu,mirënjohje dhe për sponsorat e tjerë:
AbiBankë,Xibraku,KMY,Alba 2000,Foto Studio”Rreli”,Panorama Dajt,Arb&Trans 2010 ShPK,Shoqata Tenis Tiranë,SelectHillResort,Restorant Fresku,2 Luanët,Hotel Mondial,Tirana Dekor,Mali Pleshti,Printing House,Eva Dibra Hairstyle & Make up Artist,FAFA Resort,Everest IE,Zodiac,GERALDINA Sposa,Unioni Artistik i Kombit Shqiptarë
dhe partnerit mediatik
Radio Televizioni Shqiptarë.
Kontributi juaj ishte vendimtar në realizimin e këtij manifestimi madhështor, duke dëshmuar edhe një herë se kur institucionet, bizneset dhe arti bashkohen, tradita jonë jo vetëm ruhet, por edhe lartësohet.
Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe dashurinë ndaj Tiranës dhe vlerave të saj,një aktivitet që mishëron traditën, kulturën dhe fisnikërinë e Kryeqytetit🤝🖐️!
Per efekt te transparences, e vleresimit te mbeshtetjes tuaj, brenda pak diteve do ju dergohet raporti financiar analitik,i mbulimit te shpenzimeve te ketij eventi nga ana juaj.
Edhe njehere falemnderit e mirenjohje per kontributin tuaj🇦🇱!
KOHA JONË SONDAZH

