Shkencëtarët gjejnë formën më të vjetër të jetës në Tokë
Shkencëtarët në Kanada kanë gjetur material organik që daton 3.95 miliard vjet më parë, çka mund të jetë forma më e vjetër e jetës në Tokë, sipas një kërkimi të botuar në gazetën Nature.
Analiza e grafitit të gjetur në rajonin e Labradorit tregoi se materiali ishte biogjenik, që do të thotë se ishte i krijuar nga organizma të gjallë. Shkëmbi ku u gjet materiali rezulton 3.95 miliardë vjeç, duke dhënë një tregues për jetën e mostrës së grafitit. Shkencëtarët analizuan gurët për t’u siguruar që nuk do të infektoheshin nga materiali organik.
Kërkuesit nuk kanë arritur të studiojnë material organik të kësaj moshe, sepse shumica e gurëve nga ajo kohë nuk kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Duke pasur parasysh këtë, kërkuesit thonë se zbulimi do të ndihmojë në të kuptuarit shkencërisht të jetës së hershme në Tokë – materiali daton rreth 500 milionë vjet pas formimit të Tokës – dhe jetës së mundshme në planete të tjerë.
The Time – Përgatiti Syri.net