Shkencëtarët japin shpjegimin e madh: Kjo është e vërteta e diellit

Dielli ynë është sikur edhe të gjitha yjet tjera dhe nuk është i pazakonshëm për shkak të fushave të tij magnetike, cikli i të cilëve ndryshon çdo 11 vite, kanë thënë shkencëtarët.

Raporti, i cili është publikuar në revistën “Science” zbulon nëse ylli i sistemit tonë solar është ciklik sikur edhe yjet fqinje.

“Kemi shpjeguar këtë në bazë të mekanizmit, i cili përcakton gjatësinë e këtyre cikleve, gjë e cila na ndihmon që ta kuptojmë vetë ciklin në një periudhë të gjatë”, thotë autori Antoan Strugarek, hulumtues në Universitetin në Montreal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kështu mund të themi se cikli i ardhshëm magnetik i Diellit për 10 ose 20 vjet mund të jetë intensiv, i gjatë ose i shkurtër dhe kjo mund të na ndihmojë që të shqyrtojmë se çfarë satelitë duhet vendosur në orbitë dhe kur është koha më e volitshme për lansimin e tyre,” ka shtuar ai. Aktiviteti i Diellit varion në ciklin e 11-të, ndërsa ndryshimet nisin nga fusha magnetike e Diellit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët që një kohë të gjatë besojnë se Dielli ynë ka qenë i pazakonshëm, pasi që nuk i është përgjigjur cikleve magnetike të regjistruara në yjet tjera.

Në këtë mënyrë hulumtuesit kanë kryer një seri të simulimeve të fushave magnetike të yjeve dhe dëshmuan, se cikli magnetik i Diellit varet nga shpejtësia e rotacionit dhe shkëlqimi, thuhet në raport.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?