Shkencëtarët kanë një përgjigje, për të jetuarit përjetësisht

Të jetuarit shëndetshëm, përkthehet në të jetuarit gjatë. Por sa është mosha që shkenctarët, shikojnë si më të mundur për të jetuar gjatë? Ajo është diku tek 125 vjet, të paktë kështu janë shprehur disa studiues, të cilët pretendojnë se tashmë jemi afër kufirit të jetëgjatësisë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e mbijetesës që nga viti 1900, në 40 vende të ndryshme. Rezultati i tyre pohoi se jetëgjatësia është rritur si dhe me kalimin e kohës njerëzit jetojnë një pleqëri më të bukur.

Sipas studimit, fëmijët e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit, mund të jetojnë mesatarisht deri në moshën 79-vjeçare por amerikanët e lindur në 1900, vetëm 47 vjeç. I njëjti studim vuri në dukje sesa e pazakontë ishte edhe për të jetuar 100 vjet, pavarësisht se në çfarë viti kanë lindur njerëzit. Studiuesit llogaritën se mosha që mund të arrinin njerëzit është 125, për shkak të faktorëve gjenetikë.

Lideri i kërkimit, profesor Jan Vig nga kolegji i mjekësisë “Albert Einstein” në Nju-Jork u shpreh se: “Progresi i mëtejshëm kundër sëmundjeve infektive dhe kronike mund të vazhdojnë rritjen e jetëgjatësisë mesatare, por jo asaj maksimale”.

A shtoi me tej se:“Demografët si dhe biologët kanë argumentuar se nuk ka arsye për të menduar se rritja maksimale e moshës për të jetuar do të përfundojë së shpejti. Por të dhënat tona sugjerojnë fuqishëm se tashmë është arritur dhe se kjo ka ndodhur në vitin 1990”.

SHKARKO APP