Shkencëtarët: Nën pluhurin e Marsit ka me mijëra akullnaja
Sipas shkencëtarëve nën pluhurin e planetit të kuq ka me mijëra akullnaja, mjaftueshëm për ta mbuluar sipërfaqen e tij me një shtresë akulli 1.1 metra të lartë.
Zbulimi vjen pas skanimeve me radar të kombinuara me modelet kompjuterike të fluksit të akullit, ku ka rezultuar se nën sipërfaqen e planetit ka 150 miliardë metra kub ujë në gjendje të ngrirë.
Shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë se si Marsi është transformuar nga një vend i ngrohtë dhe i lagësht, mesa duket i ngjashëm me Tokën në historinë e tij të hershme, në një botë të thatë e të ftohtë. Marsit i mungon fusha mbrojtëse magnetike, e humbur miliarda vjet më parë. “Sot presioni atmosferin në Mars është aq i ulët sa që uji i akullt avullojn dhe shndërrohen në avuj uji”, tha kreu i institurit të Universitetit Kopenhagenit, Neils Bohr në një deklaratë për media.