Shkencëtarët sapo zbuluan se alienët ngjajnë si njerëz
Shkencëtarët më në fund dolën në një përfundim për sa i përket pamjes së alienëve. Surprizë! Ngjajnë si ne. Kur imagjinojmë alienë në mendje na vijnë krijesa monstruoze, humanoidë gri ose insektë me këmbë. Në fakt, alienët mund të jenë më të ngjashëm me ne nga ç’besojmë.
Problemi që lind me studimin e jetës jashtëtokësore është se kemi vetëm një shembull tek i cili mund të mbështetemi: tek jeta në Tokë. Prandaj, imagjinojmë diçka që duket si ne, ose si diçka tjetër në Tokë. Ama, s’ka asnjë siguri se kjo është e vërteta.
Studimi për të cilin po flasim ka aplikuar një teori evolucionare për të kuptuar si mund të duket jeta aliene. Dhe u kuptua se një krijesë jashtëtokësore do të kalonte të njëjtat procese dhe mekanizma që na sollën ne këtu ku jemi sot. Si rrjedhim, mund të jenë goxha të ngjashëm me ne.
Duke hamendësuar se alienët kanë kaluar të njëjtin proces përzgjedhjeje natyrore si ne, mund të dalim në të tjera përfundime. Në Tokë, speciet komplekse u formësuan si pasojë e ndryshimeve madhore, eventeve ekstreme që i detyruan organizmat të evoluonin në një formë më komplekse.
Kërkuesit thonë se nuk e dinë me siguri si duken alienët, në kanë lëkurë jeshile apo gri, sy të mëdhenj apo të vegjël. Sidoqoftë, janë optimistë për idenë se alienët duken si ne.