Shkencëtarët zbulojnë si është të vdesësh, kanë provuar…

Vdekja është e pashmangshme dhe padyshim frika më e madhe për shumë njerëz. Megjithatë, sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë qenë fare pranë vdekjes, kanë provuar emocione shumë më pozitive nga çmund të mendohet.

“Kur imagjinojmë emocionet teksa i afrohemi vdekjes, mendojmë se do të jemi kryesisht të mbushur me trishtim dhe terror. Por rezulton se të vdesësh në fakt është më e gëzueshme nga sa mendoni”, shpjegon eksperti Kurt Gray.

Profesor Gray dhe kolegët e tij, studiuan dëshmitë e pacientëve me kancer terminal dhe me sklerozë, ashtu sikurse fjalët e fundit të të dënuarve me vdekje. Ata zbuluan se sa më pranë vdekjes ishin njerëzit, aq më shumë kishin tendencën për të përdorur fjalë pozitive.

Si pacientët terminalë, ashtu edhe të dënuarit me vdekje shfaqnin tendencën për t’u fokusuar në gjëra si familja apo feja, që sipas shkencëtarëve mund të ndihmojë ankthin që ata përjetojnë me afrimin e vdekjes.

“Njerëzit adaptohen në mënyrë të pabesueshme, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht dhe vijojnë të ecin përpara, edhe nëse e dinë që po vdesin. Në imagjinatën tonë, të vdesësh është e pakuptimtë dhe do të thotë vetmi, por shkrimet e fundit të pacientëve terminalë dhe fjalët e fundit të të dënuarve me vdekje janë të mbushura me dashuri, lidhje shoqërore dhe kuptim”,-shprehet Profesori Gray.

SHKARKO APP