Shkencëtarët zgjojnë njeriun që kishte 15 vjet në koma
Para 15 vitesh një 20 vjeçar ka rënën në koma, pasi pësoi një aksident.
Pas këtij aksidenti mbeti i shtrirë, pa pasur asnjë reaksion.
Para disa muajve për rastin e tij janë interesuar ekspertët e qendrës nacionale së Francës për kërkime shkencore.
Ata filluan t’i lëshojnë impulse elektrike me fuqi të një miliamperi, në mënyrë që tashmë 35-vjeçari të hapë sytë.
Personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.
Deri te kjo kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes “nervus vagus”, një nga 12 çiftet e nervave të trurit.
Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.
Mjekja Angela Sirigu dhe ekipi i saj rezultatet e këtij suksesi i kanë publikuar në revistën “Current Biology”.