Shkodër, Bushati: Votoni ndryshimin për kthim në normalitet

Të shembim muret e vjetra dhe të votojmë për ndryshimin në Shkodër dhe normalitetin. Ka qene ky apeli i ministrit te jashtëm Ditmir Bushati në një nga lagjet e qytetit te Shkodrës, teksa sërish ka kritikuar dembelizmin, parazitizmin dhe tendencën bllokuese të Bashkisë Shkodër ndaj çdo projekti që sjell zhvillim.

Bushati: Sot është momenti për të votuar një listë për Shkodrën, një listë të njerëzve normalë si puna e Teutës, Senidës që ecin në këmbë në këtë qytet.

Partia Socialiste ne Shkodër ofron një listë me njerëz normale, qe nuk kane asnje lidhje me tregtine e votave te disa personave qe duan imunitet ndaj ligjit, jo te mbrojne interesat e qytetareve.

Bushati: Në këtë zonë ka një pjesë njerëzve që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist, po me i marr edhe faktet edhe për shtresën e ish-të përndjekurve, se kush ka qenë më afër, kush ka dhënë më shumë dëmshpërblim, faktet flasin qartë se sa e kujdesshme ka qenë Partia Demokratike dhe sa e kujdesshme ka qenë Partia Socialiste.

Ne fund Bushati kishte një apel për skeptiket dhe demokratet e zhgënjyer shkodrane që të votojnë si demokratë për dy gishtat e të jetojnë në normalitet.

SHKARKO APP