Shkodër – Familja e kishte denoncuar të humbur, kryefamiljari gjendet i vdekur
Një burrë në Shkodër i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët prej orëve të para të së shtunës, është gjetur i pajetë.
Gjatë ditës së djeshme, M. T. rreth 66 vjeç, është gjetur i varur në pemë në fshatin Ganjoll.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari është vetëvrarë.Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.