SHKODËR/ Hapet kutia e parë, ja renditja

Numërimi i votave ka nisur edhe në qarkun e Shkodrës. Pas fiks 5 orësh pas mbylljes së votimeve, është hapur kutia e parë në këtë qarku, ku kryeson PS me 110 vota, PD e ndjek pas me 18 vota, e LSI me vetëm 1 votë.Ndërkohë për qytetin e Elbasanit u njoftua se numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë katër orë pas përfundimit të votimit, është numëruar kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë.

Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në Gusmar 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selcë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?