SHKODËR/ Mbyllet numërimi. PD rimerr bastionin, Nard Ndoka hyn në Parlament. Surprizon Tom Doshi
Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Me përfundimin e numërimit të votave në 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe marrë kryesimin duke udhëhequr ngushtë fitoren me 37.06% të votave ose 40763 vota. I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Më pas vjen Partia Socialiste që renditet në vendin e dytë me 39247 vota ose 35.68% me 4 mandate. Në vendin e tretë renditet PSD (Tom Doshi) me 13226 vota ose 1 mandat, dhe fill pas tij renditet LSI me 12737 vota ose me 1 mandat.