SHKODËR/ Numërohen 135 nga 421 kuti, ja përqindja për PS-PD-LSI

Procesi i numërimit po vijon normalisht edhe në qarkun e Shkodrës i cili prodhon 11 mandate deputetësh. Ka përfunduar numërimi i 135 kutive nga 421 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 44.53% të votave.

PD vjen e dyta me 31.17% të votave. LSI renditet e treta me 11.13% të votave. Në vend të katërt është PSD me 9.85% të votave.

Në Shkodër ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 5 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat; PSD 1 mandat.

Kandidatët e PS-5

Ditmir Bushati
Paulin Sterkaj
Senida Mesi
Luan Harusha
Paulin Luli

Kandidatët e PD-4

Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Nard Ndoka

Kandidatët e LSI-1

Agron Cela

Kandidatët e PSD-1

Tom Doshi

 

SHKARKO APP