SHKODËR/ Numërohen 31 nga 421 kuti votimi, PS kryeson me 59.2%. PD forcë e dytë

Në qarkun e Shkodrës i cili prodhon 11 mandate deputetësh janë numëruar 31/421 kuti votimi dhe deri më tani udhëheq PS me 3558 vota.

Më pas vjen PD me 1541 vota e cila ndiqet nga PSD me 435 vota. Ndërkohë edhe LSI numëron 433 vota.

Në qytetin e Elbasanit u njoftua se numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë katër orë pas përfundimit të votimit, është numëruar kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Gusmar 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selcë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?