Shkodër, vonohet shpërndarja e materialeve të votimit
Vonesa e caktimit të komisionerëve të qendrave të votimit nga ana e Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe Republikane, ka bërë që në Shkodër të vonohet shpërndarja e bazës materiale.
KAZAZ nr.2 tek pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, administron votimet e 112 qendrave dhe pret të shpërndajë materialet për votim edhe ne zonen e larget te Dukagjinit.
Kryetari i Komisionit, Emiljano Pjetri, thotë se mbeten në pritje të komisionerëve.
Pjetri thotë se kane kërkuar që të ndihmohen me helikopter për të derguar materialet zgjedhore ne zonat e thella malore.
Shqetësimin për vonesa në caktrimin e komisionerëve të qendrave të votimit e përcjell edhe kryetari i KZQZ nr 4.
45 qendra votimi ne qytetin e Shkodres administron edhe KZAZ nr.5 me qendër tek shkolla “Ismail Qemali”.
Edhe ketu janë ne pritje te caktimit te komisionereve nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, për te filluar shpërndarjen e materialeve te votimit.
E njëjta situate ishte edhe ne KZAZ nr. 3 qe ndodhet tek shkolla e Gjuhëve te Huaja, e cila administron 47 qendre votimi. Deri në orët e mesditës, edhe këtu nuk ishin caktuar ende komisionerët nga PD e PS, në shkelje të Kodit Zgjedhor.