Shkodra në ritmet e Jazz-it, Elisa Spiropali promovon festivalin ndërkombëtar
Shkodra është kthyer këto ditë në kryeqendrën e jazz-it ndërkombëtar, falë Shkodra Jazz Festival, që ka mbledhur në qytetin verior artistë të njohur të këtij zhanri nga mbarë bota.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Elisa Spiropali ka ndarë emocionet nga atmosfera e mbrëmjes së djeshme, duke e përshkruar si një eksperiencë unike:
“Ditë të mbarë me Shkodra Jazz Festival, që sjell artistët më të mirë të jazz-it në hapësirat më të bukura të qytetit. Një festival që e kthen qytetin në një skenë të gjallë ndërkombëtare të jazz-it. Mbrëmja në banesën-muze Oso Kuka ishte një eksperiencë unike, ku Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro D’Alessandro ndezën atmosferën intime me tingujt e tyre magjikë.”
KOHA JONË SONDAZH

