Shkodranja: Si e kapa burrin në Shirokë duke më tradhtuar
Një grua ka zbuluar se i shoqi e tradhëton. Ajo thotë se është shtatzënë dhe e gjithë kjo situatë i shkatërroi familjen dhe jetën. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Mirëmëngjes. Kam dy javë që kam festuar 29-vjetorin. Jetoj në Shkodër bashkë me burrin, djalin 2 vjeç dhe jam 5-muajshe shtatzënë me vajzë.
Por jeta ime është shkatërruar.
Kam zbuluar tradhtinë e burrit 2 muaj më parë.
Kemi 4 vjet të martuar. E para se të martoheshim kemi pasur një histori të bukur dashurie.
Por kam zbuluar se dashuria e jetës time më tradhton me një grua më të vjetër dhe më të shëmtuar se unë.
Ky imi thotë se ishte vetëm seks.
A e keni parasysh si ndihem unë? Merrni parasysh edhe ndryshimet e humorit që më vijnë nga shtatzania.
Dyshimet më nisen shumë muaj më parë, edhe para se të ngelja shtatzënë.
Kapa në telefonin e burrit një mesazh ku ajo i thoshte: Ok shpirt!
Por duke qenë se ishte pa emër numri, burri ma drodhi bukur muhabetin, është shoku tha që përkëdhelet si pede kur do të përfitojë diçka prej nesh.
Por nisi të më trajtonte keq dhe me indiferencë, e jo me atë ëmbëlsi që kishte pasur tërë jetën karshi meje.
Në fakt në fillim ja vura fajin stresit të punës.
Por motra ime i kapi një ditë në makinë në Shirokë, po putheshin para një lokali me emër atje. E imagjinoni ku kishte arritur gjëja?
Pasi u mor vesh m’u përgjërua ta fal, e mendova për fëmijët.
Por jam shumë e stresuar.
Tani ai më mbush me vëmendje dhe dhurata. Ama unë ndjehem e shkatërruar.
Ajo theu ëndrrat e mia dhe unë nuk e di se çfarë të bëj për ta kapërcyer këtë gjendje…”, shkruan ajo. /ShkodraNews