Shkoi në protestën e Lapajt, deputeti i PD: Ta zaptojmë Bulevardin deri në largimin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, u pa këtë të shtunë në protestën e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë. Prania e tij në tubim u vu re mes protestuesve që kërkonin ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferri deklaroi se bulevardi duhet të “zaptohet” dhe protesta të vijojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Ai theksoi se qytetarët kanë të drejtë të reagojnë dhe të qëndrojnë në shesh përballë asaj që e cilësoi si keqqeverisje.

“Unë jam i bindur që ne duhet të zaptojmë këtë Bulevard, të gjithë forcat opozitare, të gjithë organizatat qytetare, të gjithë kërkesat që kjo situatë duhet të ndalojë së qëni, se kjo qeveri s’ka më legjitimitet, ky bulevard patjetër që nuk duhet liruar deri në largimin e Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se çdo regjim është rrëzuar deri më sot. Pra, Edi Rama nuk është i vaksinuar nga një mundësi rrëzimi. E vetmja gjë është që duhet me patjetër të bashkojmë forcat, të jemi të qartë në gjërat që kërkojmë. Si faktori kombëtar, si faktori ndërkombëtar duke u bashkuar në një pikë presioni të dy krahëve”,-tha Xhaferri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?