“Shkolla” bllokon procesin në QV për fshatin Mzi, KZAZ e Pukës e paqartë për vendin e votimit
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 14:37
PD kërkon vendosjen e Qendrës së Votimit në shkollën e re, por me sa duket kjo kërkesë nuk mbështetet nga partitë e tjera. Për shkak të kësaj situate të krijuar, votimi nuk ka nisur ende në këtë qendër votimi, ndonëse ora shënon 09:20
Sakaq, një grup nga KZAZ e Fushë-Arrzit është nisur drejt fshatit Mzi, për të zgjidhur problemin dhe për të mundësuar nisjen e procesit të votimit.