Shkon në 12 numri i të prekurve nga COVID-19 në Elbasan, e infektuar dhe gruaja e pronarit të restorantit

Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 është regjistruar në Elbasan, duke e çuar kështu në 12 numrin e të infektuarve.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e 46-vjeçarit, pronar i një restoranti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, i cili që prej fillimit të javës, pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit .

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?