Shkon në mbi 580 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu: 13467 në 24 orët e fundit, proces vaksinimi shembullor

Foto nga procesi i vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej

Vijojnë të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit masiv në vend, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13467 vaksinime, duke çuar shifrën totale në 585 mijë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila shkruan në “Twitter” se procesi i vaksinimit është shembullor, duke falënderuar edhe ekipet mjekësore.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore”, shkruan Manastirliu.

Më herët gjatë ditës së sotme, Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit se vaksinimi masiv po jep shumë efekt dhe se vendi ynë ka dalë nga zona e rrezikut për COVID-19.

SHKARKO APP