Shkupi në protestë për ish-krerët e UÇK-së: Liria ka emër

Shkupi proteston këtë të shtunë në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Tubimi nisi rreth 13:00, në sheshin “Skënderbeu”, dhe ka mbledhur mbështetës nga Shkupi dhe trevat përreth. Protesta ka marrë përkrahje publike nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestë, duke theksuar se qëllimi i saj është kërkesa për drejtësi dhe kundërshtimi i akuzave që, sipas tij, janë të motivuara politikisht dhe të ndërtuara mbi narrativa të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Ai ka nënvizuar se pjesëmarrja në tubim përfaqëson një akt ndërgjegjeje kolektive për ruajtjen e së vërtetës historike dhe respektin ndaj sakrificës së luftës.

Mbështetje për protestën ka shprehur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka deklaruar se pas tubimeve të zhvilluara në Prishtinë dhe Tiranë, edhe Shkupi po bashkohet në thirrjen për drejtësi. Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe të ruajtjes së vlerave kombëtare, duke bërë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?