Shkurton penisin 90 centimetër, keniani: Më në fund do luaj futboll!
Çfarë s’ndodh në këtë botë! Një djalë fatkeq nga Kenia, i quajtur Horace Owiti Opiyo, është detyruar të operohet për të zvogëluar penisin e tij prej 90 centimetrash.
Testikujt e tij peshonin 5 kile dhe gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej frikshëm. 20-vjeçari ecte me vështirësi dhe kishte probleme me shpinën. Mjekët të cilët e kanë operuar kanë bërë diçka të rrallë, sepse në kohët moderne meshkujt priren ta zmadhojnë organin seksual.
“Kur u zgjova pas operacionit, menjëherë e dallova ndryshimin. Tani mund të vrapoj sërish! Mund të luaj futboll! Më në fund jam i lirë!” – shprehet Opiyo.
Historia e këtij makthi ka nisur kur djali ishte 10 vjeç. Besohet se atë e ka kafshuar një mushkonjë, e cila ka sjellë rritjen aspak të zakontë të penisit të tij./ telesport