Shoferët rrihen me grushta në një nga rrugët më të shtrenjta

Dy shoferë janë zënë keqas me njëri-tjetrin në një nga rrugët më të shtrenjta në Britani.

Çifti u filmua duke luftuar përmes dritares së një prej shoferëve, duke shkaktuar bllokimin e trafikut përreth 10 minuta.

Shoferi i automjetit privat me qira doli nga makina e tij dhe filloi ta godiste me grushte përmes dritares së hapur shoferin e një Audi të zi.

Gjatë vozitjes, shoferi tjetër, që gjithashtu mendohej të ishte në një makinë me qira private, doli jashtë dhe sfidoi atë për një luftë.

Lufta ndodhi rreth orës 20:00 të mërkurën, në një nga zonat ku shtëpitë shiten për më shumë se 6 milionë funte.

Policia Metropolitane tha se nuk po heton incidentin.

SHKARKO APP