Shokohen mjekët, lind vajza që në vend të gjakut ka ujë – FOTO

Quhet Frankie Morrison dhe rasti i saj ka shokuar mjekët. Vogëlushja e lindur në Kingston upon Hull të Anglisë ka vetëm 35 ml gjak në trupin e saj, ose thënë ndryshe sa dy lugë gjelle, ndërsa pjesa tjetër është ujë.

Nëna e saj Maria, vuajti jo pak për ta sjellë në jetë Frankie, duke kaluar mundime të shumta deri sa u fut me urgjencë në operacion, shkruan noa.al. Por vogëlushja pavarësisht se lindi e gjallë, nuk bëri asnjë lëvizje për dy ditë me radhë.

Pasi kaluan më shumë se 48 orë, vogëlushja u përmend, duke i befasuar të gjithë, ndërsa tashmë feston ditëlindjen e saj të parë.

“Nuk arrij ta besoj që ime bijë është e ulur këtu me ne. Ka kaluar shumë në një vit, por ne jemi njerëzit më me fat në botë. Gjatë këtij viti Frankie është përballur me shumë kura, për të zgjidhur problemit e gjakut në trupin e saj pasi prania më e madhe është e ujit”, tregon nëna e saj.

Ajo shton se fatmirësisht gjërat tashmë po shkojnë mirë dhe janë të lumtur që e kanë vogëlushen mes tyre.

vajza2 vajza3 vajza4

SHKARKO APP