Shokuese, Range Rover parkohet në mes të varreve
Shoferi i një makine të tipit Range Rover ka parkuar në mes të varrezave në Loughborough Cemetery dhe është komentuar rëndë nga banorët përreth. Ai tha se kontrolloi në parking por ishte plot dhe nuk kishte më vende të lira.
“Për të qenë i sinqertë, mezi poi besoja syve. Në një nga varret pranë kishte dhe lule të freskëta. Nuk e di si do ndihej ai nëse do ishte varri i ndonjërit prej të afërmve të tij,” – tha një nga dëshmitarët.
Më vonë u vërtetua se ka patur vende të lira, por thuhet se shoferi donte të lodhej shumë dhe zgjodhi një vend tërësisht të papërshtatshëm për makinën e tij.