Shoqata e Bankave: Bankat dhanë mbi 1.1 milionë euro për zhvillimin

ër të dytin vit radhazi, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka publikuar te merkuren ne mbremje, raportin për vitin 2015 të promovimit të përgjegjshmërisë sociale të korporatës “Bankat për Shoqërinë”.

Raporti ka për qëllim paraqitjen e veprimtarisë së bankave në këtë kuadër, sipas 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të miratuar në vitin 2015 nga Kombet e Bashkuara. I pranishëm në këtë prezantim, kryetari i shoqatës së bankave, Christian Canacaris, tha se sektori bankar mbetet i angazhuar për të përdorur praktikat më të mira në bashkëpunim me palët e interesuara.

“Ata angazhojnë personelin e tyre në mbështetje të grupeve më të disavantazhuara nëpërmjet masave të qëndrueshme afatgjata dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që mbështesin investime në vend”, tha Canacaris.

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e vuri theksin te rëndësia e iniciativave të tilla për t’i ardhur në ndihmë edhe biznesit të vogël. “Roli që korporatat e mëdha luajnë duke qenë si flamurtar të sjelljes së mirë ndaj komunitetit, eshte qe të ndihmojnë edhe biznesin e vogël, për të vendosur jo vetëm një kod etik, por për të pasur parasysh se ka edhe elemente të vegjël të mjaftueshëm për të ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm”, theksoi ajo.

Në raport thuhet se vetëm për vitin 2015, bankat kanë financuar mbi 1.1 milione euro për aktivitetet me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm si dhe rreth 200 mijë euro në art, kulturë dhe sport. Aktiviteti u përshëndet edhe nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali.

SHKARKO APP