Shoqata e Biznesit Grek, aktivitet në Tiranë

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, me rastin e mbylljes së sezonit veror, më 28 Qershor 2017 organizoi eventin veror në ambientet e Hotel Sheraton Tirana. Ky event  ishte një bashkëpunim midis Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri dhe Zyrës për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Greke ne Shqipëri.

Qëllimi i mbrëmjes ishte shkëmbimi i mendimeve midis të ftuarve, si edhe zhvillimi i bashkëpunimit efikas dhe rritja e lidhjeve midis anëtarëve të Komunitetit Sipërmarrës Grek në Shqipëri, në një atmosferë miqësore dhe relaksuese.

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri përfaqëson 27 anëtarë të rregullt dhe jo të rregullt, pjesë të Komunitetit Sipërmarrës Grek, Komunitet i cili është investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Veprimtaritë e anëtarëve të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri shtrihen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë Shqiptare, të tillë si sektori Bankar, Telekomunikacioni, Industria, Shëndetësia, Energjitika, Ndërtimi dhe Arsimi.

Vlen të përmendet se bizneset Greke kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e ekonomisë Shqiptare përmes financimit të ekonomisë reale të vendit dhe duke kontribuar efektivisht në rritjen e materializuar, të ardhurat nga taksat, punësimi, duke ofruar mbi 10.000 vende pune, transferimi i teknologjisë, trajnimi i burimeve njerëzore dhe mirëqenies publike përmes projekteve të ndryshme të Përgjegjësisë Sociale  Korporative.

Eventi i më lart përmendur u nderua me prezencën e Ambasadores së Greqise në Shqiperi, zonjës Eleni Sourani.

SHKARKO APP