Shoqata e Investitorëve të Huaj: Të mbrohen investitorët!

Duke e konsideruar si sulm të dhunshëm dhe kriminal ndaj biznesmenit libanezo-amerikan, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), përveç se dënon aktin, kërkon nga shteti shqiptar marrjen e masave për sigurinë e investimeve. Biznesmeni Fadi Mitri u dhunua në Rinas më 10 shtator, ndërsa pak ditë më parë u largua përfundimisht nga Shqipëria duke tërhequr edhe investimin për një resort turistik.

Në një reagim thuhet se “kjo ngjarje ndodh në një moment kur qeveria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtar janë duke punuar intensivisht së bashku për të përmirësuar Klimën e Biznesit me qëllim për të tërhequr investime të huaja, shumë të nevojshme për zhvillimin e vendit dhe për përmirësimin e standardeve të jetesës në Shqipëri”.

Deklaron thekson ky është qartazi një veprim i ndërmarrë nga individë që operojnë jashtë kufijve ligjore, të cilët në këtë formë vënë në rrezik reputacionin e të gjithë komunitetit.

“Megjithëse, FIAA e supozon se ky është një “rast i izoluar” dhe duke vlerësuar reagimin në kohë të forcave zbatuese të ligjit, i bën thirrje Institucioneve Shtetërore të marrin masat më të forta të mundshme ndaj këtyre “armiqve të përbashkët”. Ne këtë rast FIAA, dëshiron të sjelle ne vëmendje rendësin e miratimit te Reformës në Drejtësi, e mbështetur në mënyrë efektive nga FIAA që nga fillimi i procesit”, thuhet në reagim.

FIAA, si përfaqësuese e Bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike, është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me Institucionet e Shtetit për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe të ndodhin përsëri në të ardhmen.

SHKARKO APP